Kanë 37 vite diference megjithatë kjo nuk i ka penguar ata që të jetojnë dashurinë e tyre. Bëhet fjalë për çiftin shumë popullor në rrjete sociale, Cheryl dhe Quran McCain, 62 dhe 25 vjeç, të cilët kanë thyer barrierat. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ata rrëfyen se si janë njohur.
“Na pëlqen të kërcejmë dhe unë e bëra hapin e parë. Kërkova të dalim, mendova se ishte fantastike. Thashë ok, dua të dalim dhe më tha se mendoj se duhet të qëndrojmë miq. I thashë dua të jemi më shumë se miq. Rezistoi në fillim.”, tha ai duke shtuar se ishte dashuri me shikim të parë për të.
“Ai është një person shumë i mirë, i mrekullueshëm dhe asnjëherë nuk kam takuar dikë si ai. U dashurova me të se është vetvetja, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe vazhdojmë të dashurohemi çdo ditë. Është e mrekullueshme.“, tha 62 vjeçarja gjatë intervistës për moderatorin Alban Musa.
25 vjeçari shtoi se ajo që e bëri për vete ishte mirësia dhe bujaria e saj. Çifti, të cilët kanë tashmë një vit që janë martuar, folën gjithashtu dhe për paragjykimet me të cilat janë përballur. 62 vjeçarja tha se ishte pak e vështirë në fillim për disa prej shtatë fëmijëve të saj por tashmë e kanë pranuar lidhjen e tyre.
“Jo, në atë kohë nuk ishin aq pro. Njëri prej tyre ishte në rregull, disa na pranuan më vonë por nuk është se kemi nevojë për mendimin e një personi tjetër. Dhe ajo që duam të bëjmë është të jemi të lumtur me njëri tjetrin. Nuk kemi nevojë për lejen e tyre.“, rrëfeu mes të tjerash nëna e 7 fëmijëve.
Tashmë, ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti amerikan do të mirëpresin beben përmes një nëne surrogate. Mes të tjerash, ata rrëfyen për moderatorin se dëshirojnë të hapin një fondacion për të ndihmuar personat që janë bulizuar, një fenomen me të cilin janë përballur dhe vetë ata.
“Po planifikojmë të marrim një shtëpi. Dua të përfundoj gjithçka brenda dy vitesh. Dua që të krijojmë një platformë për njerëzit që bullizohen. Ata që kanë vetëbesim të ulët. Ne iu kemi thënë se pavarësisht gjithçkaje ecni përpara. Duam të nisim një fondacion të tillë për ata që janë të bullizuar.”, tha 25 vjeçari. /abcnews.al