Champions League është rikthyer dhe Juventusi duhet të përqendrohet menjëherë në një takim jashtëzakonisht delikat, teksa do të përballet me Benfican, ditën e nesërme, duke nisur që nga ora 21:00.
“Zonja e Vjetër” e ka detyrim fitoren, pasi në ndeshjen e parë është mposhtur nga PSG, dhe ndaj Benficas kërkohet 3 pikëshi për të tentuar edhe kalimin e fazës së grupeve.
Në konferencën në prag të këtij takimi ka folur Max Allegri, i cili e ka konsideruar ndeshjen e nesërme shumë të rëndësishme për objektivin e skuadrës.
“E nesërmja nuk do të jetë vendimtare, por shumë e rëndësishme. Benfica ka një histori të rëndësishme evropiane, është një skuadër e mësuar në këto nivele. Ata janë një ekip agresiv, me 11 fitore. Ne do të duhet të luajmë si ekip dhe do të jemi kompakt”, ka theksuar fillimisht Allegri.
Dëmtime? “Ne e kemi rikuperuar Di Marian, por nuk e di nëse do ta fus në lojë që në fillim, sepse ai bëri vetëm një stërvitje me grupin. Szczesny mund të jetë në dispozicion, ndërsa Alex Sandro kishte një problem me aduktorin e tij dhe ne do ta vlerësojmë atë. Rabiot dhe Locatelli nuk do të luajnë”. /f.a/abcnews.al