Kanë ngelur edhe disa ditë nga fillimi i Big Brother Vip në Kosovë. Deri tani është bërë publik çmimi i madh që shkon në 200 mijë euro dhe prezantuesi, Alaudin Hamiti.
Mirëpo, mesa duket paska edhe një surprizë. Pasi krah Hamitit do të jetë bukuroshja shqiptare, Jonida Vokshi.
Lajmin e bëri të ditur vetë kjo e fundit përmes një postimi në Instastory, ku kryen një telefonatë nga “Big Brother”.
Ky lajm ka gëzuar të gjithë fansat e këtij reality show, të cilët tashmë kanë edhe një arsye më shumë për ta ndjekur./abcnews.al