Dita e parë e shkollës, prindërit: Çmimet dyfish më shtrenjtë

schedule16:33 - 12 Shtator, 2022

schedule 16:33 - 12 Shtator, 2022

Nga Ema Shazivari

Rritja e çmimeve ka ndikuar edhe në buxhetin e prindërve për sa i përket artikujve që duhet t’u blejnë fëmijëve në ditën e parë të shkollës. Rreth 20% më shumë kanë harxhuar prindërit këtë vit të ri shkollor, krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë edhe më të larta kanë qenë kostot për ata prindër që kanë dy fëmijë në shkollë. Thonë se këtë vit të ri shkollor kanë shpenzuar rreth 5 mijë lekë më shumë se një vit më parë.

Tregtarët e kancelarive pohojnë se nga rritja e çmimeve të pajisjeve mësimore bazë, prindërit këtë vit kanë blerë më pak.

Mësuesit e shkollave 9 vjeçare çdo vit të ri shkollor u dërgojnë prindërve një listë me rreth 25 produkte bazë që i duhen një fëmije në nisje të semestrit të parë që këtë sezon kushton mesatarisht 1 mijë lekë më shumë.  Fletoret kanë pësuar rritje prej 20 lekësh, stilolapsat me 10 lekë, ndërsa bojërat me 50 lekë. Rritje me 5 lekë ka pësuar edhe çmimi i printimit për fletë. /abcnews.al