Deputetja demokrate Jorida Tabaku u ka uruar suksese të gjithë nxënësve që kanë nisur sot vitin e ri shkollor.
Megjithatë, ajo vë në dukje se këtë vit regjistrimet janë më të ulëta se një vit më parë, gjë që tregon rënien e popullsisë në vend.
Reagimi i plotë:
Suksese të gjithë fëmijëve dhe të rinjve që kanë nisur sot vitin shkollor.
Fatkeqësisht regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3 herë më të ulëta se sa një vit më parë duke qenë një tjetër tregues i rënies demografike dhe shkretëimit të vendit.
Prej vitesh politikat e qeverisë nuk janë fokusuar në këtë betejë për të ndaluar hemoragjinë e largimit të shqiptarëve.
Na duhet punë dhe përkushtim për t’i rikthyer shqiptarët në vendin e tyre, dy cilësi që kjo qeveri dhe mazhorancë nuk i zotëron edhe pse uron përvit prej 8 vitesh vitin e ri shkollor me suksese që patjetër janë imagjinare dhe propagandë për sa kohë numri i nxënësve bie. /abcnews.al