Në portin e Durrësit nuk është kthyer ende sistemi TIMS pas sulmit kibernetik nga Irani.
Regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve po vijon në mënyrë manuale.
Abc mëson se mbrëmjen e djeshme rreth 2500 persona kanë dalë nga Porti i Durrësit, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri 800 emigrantë.
Ndërkohë në drekë ka edhe traget nga Ankona.
Sistemi TIM është rikthyer në pikën kufitare të Kapshticës, Kakavijës dhe në Aeroportin e Rinasit.
Sulmi ndaj sistemit TIMS ka qenë ne disa faza, e cila kulmoi me atë të orës 23:13 minuta të datës 9 duke nxjerrë gjithçka jashtë kontrollit, ndërsa aksesi i iranianëve te kamerat e sigurisë së Rinasit është një cenim i sigurisë kombëtare.
Sulmi mbi sistemin TIMS
TIMS është sistemi që rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë raportuar probleme me këtë sistem si edhe shtim të radhëve të qytetarëve nga brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të një problem në sistemin TIMS, i cili fillimisht nuk u kuptua se përse ndodhi.
Në lidhje me këtë sulm reagoi edhe kryeministri Rama, i cili tha se burimi i tij ishte nga Irani dhe se qeveria po bashkëpunon me partnerët për të mundësuar shërbimin dhe rikthimin në punë të sistemit TIMS.
Nuk dihet ende nëse iranianët kanë patur apo jo akses në këtë sistem, i cili edhe nga vetë policia administrohet me akses të kufizuar. Madje, çdo punonjës policie që futet dhe kërkon për lëvizjet një qytetari të caktuar në atë sistem, lë gjurmë./Abcnews.al/