Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka shpjeguar në emisionin “Log.” në Abc, pse marrëdhëniet e Shqiqperisë me Iranin ndyrshuan, duke filluar nga viti 2018.
Drejteusi i emisionit, Endri Xhafo kujtoi marrdhëniet e mira dhe vizitat ish-ministrit të Jashtëm, Dtmir Bushati në Iran në vitin 2015, teksa ngriti pyetjen pse situata ndryshoi më vonë.
Milo theksoi se marrëdhëniet u tensionuan pas vitit 2018, kur ish-presidëenti amerikan Donald Trump, nxorri SHBA-të nga marrëveshja bërthamore dhe Irani filloi menjëherë pasurimin e uraniumit.
Ish-ministri shpjegoi se Shqipëria, ashtu si çdo shtet, veproi në varësi të situatës, duke parë interesin e saj.
“Në politikë janë ngjarje që zhvillohen në mënyrë normale. Politika është shumë dinamike dhe interesat ndryhsojnë edhe në funskion të zhvillimeve. Nuk mund të kesh interesa të njëjta në kohë të ndryshme. Marrëveshja e vitit 2015 për të penguar avancimin e programit bërthamor Iranian ç’tensionoi njëfarë kohe marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë kuadër qeveria shqiptare pa interesin e saj për të zhvilluar marrëdhënie me një vend të madh të Lindjes së Mesme. Iu përgjigj frymës së re që u krijua. Kur filloi të degradojë marrëveshja? Ishte Trump ai që tërhoqi SHBA nga marrëveshja dhe kjo ndikoi edhe në përkeqësimin e situatës sepse Irani pas prishjes së marrëveshjes nga SHBA rifilloi pasurimin e uraniumit dhe filloi acarimi”, tha Milo. /abcnews.al