Kontrolli i Prostatës, në spitalin “Hygeia” paketa e plotë vetëm 6 mijë lekë

schedule16:55 - 9 Shtator, 2022

schedule 16:55 - 9 Shtator, 2022

Zmadhimi beninj i gjëndrës së prostatës është një patologji e cila mund të prekë burrat pas moshës 45 vjeç. Kjo patologji si shumë të tjera, kërkon ekzaminim dhe trajtim në kohë pasi në të kundërt mund të përkeqësohet dhe të ketë pasoja. Shefi i departamentit të urologjisë në spitalin “Hygeia”, mjeku grek Spiridon Guvalis, tregon se cilat janë simptomat e kësaj sëmundje si edhe mënyrat e trajtimit.

“Zmadhimi i prostatës zakonsht shoqërohet me simptoma të tipit: vështiresi në fillim të urnimit, vështiëesi në zbrazjen e veziëes urinare, urinim i shpeshtë gjatë natës, ulje e presionit urinar, infeksione të traktit urinar. Ajo që dua të nënvizoj për këtë patologji është fakti që zmadhimi i prostatës është një patologji tërësisht beninje pra nuk është me natyrë tumorale, por ama gjithmonë duhet të jemi të kujdesshem dhe të vëmë diagnozën e saktë dhe për të marrë një diagnozë të saktë në këtë rast duhet të kryhet analiza e PSA-së. Zmadhimi i prostatës është një patologji që në fazat fillestare të saj mund të kurohet me trajtim medikamentoz, ose me kirurgji kur kemi të bëjmë me faza të avancuara të sëmundjes. Në rastet kur trajtimi bëhet në rrugë kirurgjikale, kirurgjia që në realizojmë është ajo me teknikën endoskopike të mbyllyr TUR, pra kalojmë me endoskop nëpërmjet uretrës nga ku behët heqja vetëm e pjesës së zmadhuar të prostatës”, thotë mjeku.

Mjeku i jep një vëmendje të veçantë edhe kancerit të prostatës, i cili është kanceri i dytë më i përhapur tek meshkujt. Apelon për kontrolle periodike.

“Ndër patologjitë që nuk duhet neglizhuar dhe për të cilën në kërkojmë ndërgjegjësim është ajo e kancerit të prostatës, që renditet edhe si kanceri i dytë më i shpeshtë te burrat, i cili duke qenë se mund të kete simptoma të heshtura pra që të mos vihen re nga pacientët apeli ynë si mjek urolog është që të mos neglizhoni asnjëherë, por të kryeni në mënyrë të rregullt, të paktën 1 here ne vit, kontrollin e prostatës sepse kurimi më i mirë është parandalimi”, thotë Guvalis. /abcnews.al