Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni i konfiskimit, Çuçi në terren: Pallati ka 12000 m2 shtesë pa leje, ndërtuesi të zgjedhë opsionet

schedule13:01 - 9 Shtator, 2022

schedule 13:01 - 9 Shtator, 2022

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte sot në zonën e Farkës në Tiranë, në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga qeveria për konfiskimin e kateve dhe metrave shtesë të ndërtuara pa leje.

Ministri bëri me dije se grupi verifikues ka konstatuar një tjetër ndërtesë me problematika. Sipas Çuçit bëhet fjalë për një pallat, ku janë ndërtuar pa leje 1200 metra shtesë. Ministri tha se sipas VKM-së, ndërtuesit i janë vënë në dispozicion opsionet.

“Jemi në zonën e Farkës, ku grupi verifikues në zbatim të VKM-së së fundit për konfiskimin e shtesave pa leje ka verifikuar një ndërtesë tjetër që ka rreth 1200 metra katrorë jashtë lejes. Këtij subjekti do ti lëmë dy opsione: i pari është ta parablejë shtesën me çmimin e tregut të indeksuar dhe këto para do të shkojnë në dispozicion të agjencisë së shpronësimeve. I dyti është që ta dhurojë këtë shtesë dhe në këtë rast këto kate dhe shkojnë për shërbimins sosial.

Nëse nuk zgjedh asnjë nga këto opsione, do të konfiskohet për interes publik. Nëse zgjedh opsionet e para fillojnë procedurat e legalizimit dhe shmanget edhe ndjekja penale. Ky është një mesazh i qartë dhe grupet do të vazhdojnë në të gjithë Tiranën dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Zbatimi i ligjit do të shtrihet në të gjithë vendin. Qëllimi jonë është të parandalojmë dhe të mos kemi më ndërtime pa leje. Ky fenomen të marrë fund më në fund”, tha Çuçi.

Ndërkohë në videon e ministrit të Brendshëm, ka dhënë një mesazh edhe kryeministri Edi Rama. Sipas kreut të qeverisë ky operacion do të jetë një mësim i mirë.

“OPERACIONI I KONFISKIMIT të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit, nuk është aspak kujtesë me vonesë siç thonë disa, po është thellim i një lufte që vazhdon prej vitesh me paligjshmërinë në ndërtim, e cila s’ka të krahasuar sot me përmasën e frikshme që kishte dje, kur s’kishte pallat që mos kishte shtesa e prapashtesa të bëra për qëllim fitimi?

Ky operacion do të ketë forcën e një vule përfundimtare mbi fatin e çdo metri katror të ndërtuar në shkelje të ligjit për shitje e fitime përtej kufirit të lejuar nga ligji?

Por ky operacion duhet të jetë edhe një mësim i mirë qoftë për ata që kujtojnë shumë gabimisht se mund t’ia hedhin me rryshfete e me marifete, qoftë edhe për ata që përbaltin papushim emrin tim apo punën e qeverisë dhe bashkisë, duke më asociuar poshtërsisht me fitime imagjinare nga ndërtimet në Tiranë a kudoqoftë?”, shkruan Rama.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!