I shkatërruar tërësisht, del foto e parë e Princit Harry që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth

schedule12:59 - 9 Shtator, 2022

schedule 12:59 - 9 Shtator, 2022

Duka i Sussex është fotografuar në aeroport, duke u kthyer në Londër pas vdekjes së gjyshes së tij të dashur. Fotot janë realizuar mëngjesin e së premtes dhe siç e shihni, Princi Harry ishte i veshur me të zeza dhe shumë i trishtuar.

Lidhja e ngushtë e Princit Harry me gjyshen e tij është e njohur dhe humbja e saj pa dyshim e la atë në zi. Duka i Sussex u pa duke u larguar nga Balmoral të premten në mëngjes me një Range Rover. Ai u kthye në Londër ku do të takohet me Meghan Markle.

Pasi u informua për gjendjen shëndetësore të gjyshes së tij, Harry i cili tashmë ishte në Britaninë e Madhe udhëtoi me avion privat në Skoci për të qenë pranë saj. Së bashku me gruan e tij, Meghan Markle, pas lajmit për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, ata shkruan në deklaratën e tyre : “Në kujtim të dashur të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth 1926-2022”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!