Përmes fotografive: 96 vite jetë të një Mbretëreshe

schedule10:18 - 9 Shtator, 2022

schedule 10:18 - 9 Shtator, 2022

Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96 vjeçare të enjten në Skoci. Mbretëresha mbretëroi për 70 vite dhe falë jetëgjatësisë së saj, ajo ishte  dëshmitare e ngjarjeve historike: jetoi fundin e Luftës së Dytë Botërore, emëroi 15 kryeministra, takoi 13 presidentë amerikanë, pa vendin e saj të hynte dhe të dilte nga Bashkimi Europian.

Dhe ajo vendosi shumë rekorde: ajo u bë monarkja më e vjetër dhe jetëgjatë në botë, vizitoi më shumë se 80 vende gjatë mbretërimit të saj dhe fytyra e saj është e gdhendur në monedhat e të paktën 45 vendeve.

@royal_family_0421 Queen Elizabeth II Transformation from 0 to 96 years old #queenelizabethii #fyp ♬ Einaudi: Experience – Ludovico Einaudi & Daniel Hope & I Virtuosi Italiani

Nëse diçka mund ta karakterizojë mbretërimin e saj, është këmbëngulja në detyrë. Deri në momentin e fundit, vetëm dy ditë para se të vdiste, ajo i shërbeu vendit të saj duke emëruar kryeministren e re të Britanisë, Liz Truss.

Jeta e Elizabeth përmes 30 fotove

Elizabeta në vitin 1927, vetëm një vit pas lindjes së saj më 21 prill 1926.
Me motrën e saj, Margarita, në vitin 1938
Përsëri me motrën e saj Margarita në vitin 1940, pak para se të dërgonte mesazhin e saj të parë të regjistruar.
Mbretëresha Elizabeth, 21 vjeçe, flet në radio BBC nga Afrika e Veriut: “Unë deklaroj para jush se për gjithë jetën time, qoftë e shkurtër apo e gjatë, do t’i përkushtohem juve dhe familjes sonë të madhe mbretërore në të cilën bëjnë pjesë” .
Me bashkëshortin Philipin
Me babanë e saj, Mbretin George, nënën, motrën dhe Winston Churchillin në Ditën e Fitores, 8 maj 1945, kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore.
Një nga fotografitë e para me ngjyra të Elizabeth, në Afrikën e Jugut në 1947.
Martesa me Filipin në 1947
Në vitin 1948, lindi fëmija i parë Charles
Gjatë vizitës së saj të vetme – jozyrtare – në vitin 1950 në Greqi, ku qëndroi me Filipin për një javë.
Kurorëzimi i Elizabeth në 1953, 27 vjeç. Ngjarja u transmetua për herë të parë në televizion.
Dashuria e Elizabeth për qentë – veçanërisht korgis. Këtu është me Charles dhe fëmijën e dytë, Anën.
Foto nga viti 1959
Mbretëresha Elizabeth në vitin 1960
Me Philip dhe Kennedys në 1961
Elizabeta vizitoi Gjermaninë për 10 ditë në vitin 1965. Ajo ishte përfaqësuesja e parë e Pallatit që vizitoi vendin që nga viti 1913 dhe në fakt, në 20 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1970, me presidentin amerikan, Richard Nixon, dhe kryeministrin e atëhershëm britanik, Edward Heath.
Në 1981 në dasmën e Charles dhe Dianës
Takimi historik me Nelson Mandelën në 1996
Elizabeth jashtë Buckingham pas vdekjes së Dianës në 1997
Në vitin 2004 me fëmijën e saj të tretë, Princin Andrew, i cili do t’i shkaktonte një “dhimbje të madhe” me përfshirjen e tij në skandalin Epstein.
Në vitin 2005 me liderët nga e gjithë bota
Në dasmën e Charles dhe Camila në 2005
Në dasmën e nipit të saj dhe tani trashëgimtarit të fronit – William me Kate Middleton në 2011
Pas kapitullit “Diana”, Princi Harry, gruaja e tij Meghan Markle dhe i ashtuquajturi “Megxit” ishte një nga problemet më të mëdha që duhej të përballej Elizabeth
Me Filipin. Aa ishin të martuar për 73 vite
“Ne do të luftojmë përsëri”: Fjalimi i Elizabeth për pandeminë e koronavirusit tronditi jo vetëm Britaninë, por të gjithë planetin.
Në funeralin e Filipit në 2021
Gjatë festimeve të Jubileut qershorin e kaluar. Stërnipi i saj Princi George vodhi vëmendjen.
Fotoja e fundit e Elizabeth: vetëm dy ditë para se të vdiste, ajo u takua me kryeministren e re të Britanisë, Liz Truss.