Zjarret po shkaterrojne pyjet ne shume zona te kalifornise. Autoritetet po urdherojne edhe evkuimin e banoreve. Ndërkohë, në Los Anxheles është vendosur gjendja e emergjencës.
Kalifornia është pushtuar nga zjarret. Sipërfaqe te medha pyjore po digjen duke shkaktuar shumë probleme. Zona më e goditur është qarku i Venturës ku janë shkatërruar 150 ndërtesa dhe janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre 27 mije banorë vendas.
Los Anxheles është në gjendje emergjence.
Kryetari i Bashkisë, ka njoftuar banorët që të përgatiten për tu evakuar pasi zjarri po përhapet shpejt I favorizuar nga era.
Pritet që gjëndje e motit të mos përmirësohet në pesë ditët e ardhshme.
Komunat bregdetare në Santa Monica dhe Santa Barbara janë mbuluar nga tymi, për këtë arsye banorët janë mbyllur brenda shtëpive te tyre.
Viti 2017 ka qënë një nga vitet më të vështire për Kaliforninë. Qindra zjarre të shkaktuara nga temperaturat ekstreme te larta dhe mungesa e reshjeve të shiut. Gjithsej zjarret kanë shkatuar 40 viktima./abcnews.al