Reforma territoriale, Mziu: Qeveria ka “futur” duart te pushteti vendor, Balla bën papagallin

schedule13:40 - 8 Shtator, 2022

schedule 13:40 - 8 Shtator, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka pohuar se Reforma Territoriale ka detyruar qytetarët të braktisin fshatin, si pasojë e mungesës së shërbimeve publike.

Mziu thotë në studion e “Abc Live” se Territorialja jo vetëm që i ka kursyer para bashkive, por ka sjellë kosto më të larta në katër vitet e fundit. Ai thotë se duhet të paktën të ketë 100 njësi, ndërsa thekson se Reforma po çon drejt falimentit bashkitë, duke iu referuar Kavajës dhe Vorës.

Ndër të tjera deputeti thotë se para Reformës kishte 8 deri në 10 punonjës bashkie për 1 mijë banorë. Tani ka dhe 34 punonjës 1 mijë banorë.

Këto sipas tij janë kosto që paguhen nga xhepi i qytetarëve, të cilët nuk përfitojnë asnjë shërbim nga bashkitë.

Lexo edhe: Reforma Territoriale, Mziu: Pushteti vendor nuk është i pavarur, të merret si shembull Kosova

Gjithashtu Mziu tha se qeveria po përdor bashkitë për të përfituar vetë, ndërsa thotë se Taulant Balla ka katandisur pushtetin vendor në formën e ti më të keq që ka qenë ndonjëherë.

“Reforma territoriale ishte zgjidhje e gabuar për qytetarin, e ka imponuar qytetarin te ecë me kilometra për shërbime publike dhe të braktisë fshatin.
Nuk dua të fajësoj vetëm PS për reformën e 2014-ës. Faj dhe dhe PD që la mandatet.

Të paktën duhet të jenë 100 njësi. U tha që pushteti vendor do të kursejë në një vit 80 mln euro, jo vetëm që u kursyen por në katër vite janë shpenzuar 200 milionë euro më shumë.

Është kosto shtesë për pushtetin vendor. Kemi një situatë, që e ka bërë pushtetin vendor të varur nga qeveria, larg qytetarëve, bashkitë janë në prag falimenti. Sot qeveria ka shpallu falimentin për dy bashki, Kavajën dhe Vorën.

Lexo edhe: “Territorialja”, Denaj: 22 bashki nuk janë në shërbim të qytetarëve. Çupi: I ndajmë në urbane dhe rurale

Nga 2015 deri sot është dyfishuar numri i administratës. Në çdo bashki të vendit është rritur numri i punonjësve. Nuk përfiton qytetari nga numri i punonjësve. Paratë e qytetarëve nuk kanë shkuar për shërbimet, shkojnë për patronazhistë. Ka më pak para për investime.

Bashkia ka pasur 8 deri në 10 punonjës për 1 mijë banorë. Tani ka dhe 34 punonjës në bashki për 1 mijë banorë. Papagalli Balla bën gjithmonë deklarata të ndryshme. Balla ka katandisur pushtetin vendor që është më i keqi që ka pasur Shqipëria. Komisioni duhet të fillonte punimet në shkurt, po Balla dhe kompania e tij e vonoi deri në pesë muaj këtë reformë. Qeveria ka futur dorën te pushteti vendor ”, tha Xhelal Mziu./Abcnews.al/