Kundërofensiva në Kharkiv do të ndihmojë përpjekjet e ushtrisë ukrainase përgjatë gjithë frontit të konfliktit, tha Presidenti Zelenskiy, sipas The Guardian.
“Këtë javë kemi lajme të mira nga rajoni i Kharkiv. Me siguri, të gjithë i keni parë raportet për aktivitetin e mbrojtësve ukrainas. Dhe mendoj se çdo qytetar ndihet krenar për luftëtarët tanë. Është një krenari e merituar,” tha Zelensky.
“Çdo sukses i ushtrisë sonë në një drejtim apo në një tjetër ndryshon situatën e përgjithshme përgjatë gjithë vijës së frontit në favor të Ukrainës”, tha ai.
“Sa më e vështirë të jetë për pushtuesit, sa më shumë humbje do të kenë, aq më të mira do të jenë pozicionet e mbrojtësve tanë në Donbas, aq më e besueshme do të jetë mbrojtja e Zaporizhzhia, Mykolaiv dhe qyteteve të rajonit Dnipropetrovsk, aq më shpejt do të jetë në gjendje të çlirojë rajonin e Azov dhe të gjithë jugun,” përfundoi presidenti ukrainas.
/abcnews.al