Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dasmë në familjen Berisha, Armina dhe Shkëlzeni vendosin datën e martesës

schedule07:50 - 8 Shtator, 2022

schedule 07:50 - 8 Shtator, 2022

Çifti shumë i komentuar nga publiku, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti! Lajmin e ka konfirmuar vetë blogerja, e cila ka zbuluar edhe detaje të tjera nga dasma e shumëpritur.

Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim  në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tregoi ajo në “Goca dhe Gra”.

Më tej, Armina tregoi se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Ajo theksoi se Vivienne Ëestëood ka qepur një fustan enkas për të.

“Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Ëestëood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, u shpreh blogerja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!