Vritet 65-vjeçari në Pogradec, sherri mes fqinjëve nisi për një gardh

schedule18:32 - 7 Shtator, 2022

schedule 18:32 - 7 Shtator, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pogradec, ku një 65 vjeçar ka vrarë me thikë bashkëfshatarin e tij.

Krimi ndodhi në derën e banesë së viktimës,  Safet Hyskollarin, në fshatin Gështenjas.

Mësohet se Fatmir Manellari, gjatë një konflikti për gardhin ka plagosur me thikë Safet Yskollarin 65 vjeç.

Ky i fundit, u transportua menjëherë në spital, por pas plagëve të marra ka ndërruar jetë. Burime për Abc thanë se autori pretendonte se viktima kishte spostuar gardhin.

Gjithashtu bëhet me dije se autori ka qenë person që vuante nga depresioni, për të cilin edhe kurohet. Policia ka ngritur pika kontrolli në aksin nacional Pogradec-Korçë për të bërë të mundur kapjen e 63 vjeçarit.

Banorët pohojnë se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

“Gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia./abcnews.al/