Juventusi e Franca marrin lajmin e keq, mjeku që operoi Pogba konfirmon mungesën e gjatë të francezit

schedule15:20 - 7 Shtator, 2022

schedule 15:20 - 7 Shtator, 2022

Paul Pogba është operuar dhe do të vazhdojë fazën e rikuperimit për t’u kthyer sa më shpejt në fushën e blertë.

Mjeku, Roberto Rossi që bëri të mundur operimin e mesfushorit francez ka dhënë edhe lajmin e keq për Juventusin dhe Francën, teksa ka konfirmuar mungesën e gjatë të lojtarit.

Ai pritej të qëndronte jashtë fushës për pesë javë, por procesi i rikuperimit do të nisë nga e para.

“Lezioni në meniskun anësor ishte i ndërlikuar sepse indi ishte i fragmentuar dhe dëmtimi i meniskut ishte përkeqësuar dhe kur lojtari u përpoq ta detyronte duke vrapuar në fushë.

Terapia konservative nuk funksionoi, përkundrazi lëndimi u përkeqësua. Kur ndërhymë, nuk kishte kushte për të përfunduar një qepje të thyer të meniskut. Ishte e mundur të ndërhyhej vetëm me menisektomi”, deklaroi Rossi për “Tuttosport”.

Rossi tha se Pogba nuk do të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës për të paktën “tetë javë”. /f.a/abcnews.al