Leipzig u turpërua 4-1 nga Shakhtar Donetsk në sfidën e parë të fazës së grupeve të Champions League. Një humbe që dhembe edhe për faktin që erdhi në shtëpinë e tyre dhe me një rezultat të thellë.
Kjo disfatë nuk është “përtyp” nga drejtuesit, me këto të fundit që kanë marrë menjëherë masa ndaj trajnerit Domenico Tedesco duke e shkarkuar nga detyra.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetët sociale, ndërsa theksohet se janë shkarkuar gjithashtu edhe dy zv.trajnerët Andreas Hinkel dhe Max Urëantschky.
Kujtojmë se Tedesko e mori këtë detyrë më 9 dhjetor 2021 teksa qëndroi për 9 muaj në krye të pankinës së skuadrës së njohur gjermane.
Në 38 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet në këto 9 muaj, 36-vjeçari italian arriti të fitonte 21 ndeshje, barazuar 8 dhe humbur 9. Me një golavarazh 88-48.
RB Leipzig stellt Cheftrainer Domenico Tedesco mit sofortiger Wirkung frei. Auch die Co-Trainer Andreas Hinkel und Max Urwantschky werden von ihren Aufgaben entbunden. Über eine Nachfolgeregelung wird RB Leipzig zeitnah informieren.
— RB Leipzig (@RBLeipzig) September 7, 2022
/f.a/abcnews.al