Ardian Mema: Sezoni ishte pozitiv, objektivi radhës Kupa e Shqipërisë

schedule16:59 - 31 Maj, 2019

schedule 16:59 - 31 Maj, 2019

Trajneri i Tiranës Ardian Mema e cilëson sezonin si pozitiv edhe pse skuadra rrezikoi rënien. Tekniku i bardhebluve zbulon se do të drejtojë Tiranën të paktën edhe për një sezon.

Skuadra e Tiranës ia doli të sigurojë mbijetesën pas fitoresn 3-0 ndaj Flamurtarit në “Selman Stermasi”. Fitorja ka sjellë qetësi në radhët e Tiranës, ndërkohë që trajneri i bardhebluve, Ardian Mema e cilëson sezonin si pozitiv dhe premton se do të qëndrojë së paku edhe një vit tek kryeqytetasit.

Në lidhje me duelin ndaj Kukësit  në finalen e Kupës së Shqipërisë, Mema tha se skuadra ka shumë pak kohë për t’u përgatitur si dhe vlerëson maksimalisht kundërshtarin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!