Meta në “Log.”: Të hapin çfarë të duan, unë nuk kam asnjë dosje

schedule22:19 - 6 Shtator, 2022

schedule 22:19 - 6 Shtator, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se Autoriteti i Dosjeve ka manipuluar faktet kundër tij, duke e quajtur gjithë zhurmën e krijuar, një lojë mediatike.

Meta tha në emisionin “Log.” Se ai do ta ndjekë çështjen në prokuori e më tej, ndërsa shtoi se ka kërkuar hapjen e dosjes që ditën e parë të kësaj historie.

Pjesë nga debati:

Meta: Kjo është veprimtari mafioze. Sepse ke manipuluar diçka me qëllim për të goditur një udhëheqës politike. E ke bërë me metodat më të ndyra. Ndërsa ata në një vend me kushtetutë demokratike, që ka një përvojë në këto çështje, çojnë një email anonim, vë ultimatum e këta me vrap bëjnë 7 vendime për 24 orë.

Nga 3 gushti nuk kam pasur kohë ta thërrasë këtë personin që gjasme e kisha përgjuar unë. Ata e dinë mirë që personi tjetër e ka dosjen e plotë atje. Kjo është një lojë mediatike e fëlliqur, kriminale, ballafaqimi me të cilën do shkojë në prokurori dhe në instanca të tjera kudo. Është çështje për të cilën ata do mbajnë përgjegjësi se e kanë bërë më vetëdije.

Vangjeli: Nga ju priten akte politike, ndaj kur ju thashë momentin formal, akti juaj politik do ishte “unë kërkoj hapjen e dosjes që në ditën 1”.

Meta: E kam kërkuar që në ditën 1. S’është dosja ime ajo, unë s’kam dosje.

Meta: Kujt t’ia kërkoja

Vangjeli: Autoritetit të dosjeve.

Meta: T’ia kërkoja hajdutit.

Vangjeli: Në mungesë të kësaj dosjeje, do ju vinte një copë letër që thoshte se nuk ekziston asnjë dosje.

Meta: T’i kërkoj unë autoritetit këtë gjë që shkel ligjin 7 herë brenda ditës.

Vangjeli: Ju edhe të tjerë keni vrarë një nga institucionet më të rëndësishme të demokracisë që është institucioni i rehabilitimit.

Meta: Këta janë turpi i demokracisë.

Xhafo: Nuk mendoni se ka ardhur koha për t’i hapur dojset.

Meta: Të hapin çfarë të duan, ata janë turpi i demokracisë se po bëjnë manipulime e falsifikime duke u dëmtuar jetën personave të tjerë vetëm për lojë politike. /abcnews.al