Justin Bieber ka anuluar turneun e tij, Justice World Tour për shkak të problemeve të shëndetit fizik dhe mendor. Ky vendim vjen vetëm disa javë pasi iu rikthye koncerteve pasi u shërua nga paraliza e fytyrës. Këngëtari kanadez e bëri me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale. Ai falenderoi fansat për mbështetjen gjatë betejës me sindromën Ramsay-Hunt dhe deklaroi se duhet të përqendrohet te vetja përpara se të performojë përsëri.
“Në fillim të këtij viti, fola publikisht për betejën time me sindromën Ramsay-Hunt, ku fytyra ime ishte pjesërisht e paralizuar. Si rezultat i kësaj sëmundjeje, nuk arrita të përfundoja pjesën e turneut në Amerikën e Veriut. Pas pushimit duke u konsultuar me mjekët, familjen dhe ekipin, shkova në Evropë në përpjekje për të vazhduar turin.“, shkroi ai. Më pas, këngëtari shprehet se pasi mbajti gjashtë koncerte të tjera, nuk ishte ndjerë mirë.
“Fundjavën e kaluar performova në Rock në Rio dhe u dhashë gjithçka që kisha njerëzve në Brazil. Pasi dola nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe kuptova se duhet ta bëja shëndetin tim prioritet tani. Kështu që unë do të bëj një pushim nga turneu për momentin. Do të jem mirë, por kam nevojë për kohë për të pushuar dhe për të pasur një periudhë më të mirë. Unë kam qenë shumë krenar që kam sjellë këtë shfaqje dhe mesazhin tonë të drejtësisë në botë.
Faleminderit për lutjet dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj kohe. Unë ju dua të gjithëve me pasion!”, shkruan këngëtari.
/abcnews.al