Banka i kalon 50 miliard euro gabimisht në llogari, burri: Ishte çmenduri, s’kam parë kurrë kaq shumë zero në jetën time

schedule18:20 - 6 Shtator, 2022

schedule 18:20 - 6 Shtator, 2022

Një baba me fat ka përshkruar momentin kur ai u bë njeriu i 25-të më i pasur në botë, pasi një gabim bankar e bëri për pak kohë atë dhe familjen e tij një multi miliarder.

Darren James tha se gruaja e tij e telefonoi për të raportuar se në llogarinë bankare ishin shfaqur 43.3 miliard paund (50.5 mld euro).

Ky gabim e bëri babanë e dy fëmijëve përkohësisht 10 herë më të pasur se shefi i Virgin, Richard Branson.

Darren i habitur nuk u besonte syve, raporton The Mirror.

“Ishte çmenduri, unë nuk kam parë kurrë kaq shumë zero në jetën time”, tha ai.

“Dhe gjithçka që ne po mendonim ishte se kush do të trokasë në derën tonë.”

Por në vend që të përpiqen të shpenzonte “pasurinë e tij”, Darren u kujdes që paratë t’i ktheheshin pronarit të ligjshëm.

Megjithëse ai e pranoi se kishte fantazuar se çfarë mund të bënte me gjithë ato para, ai kontaktoi bankën e tij, Chase, për të bërë të mundur kthimin e tyre te pronari i ligjshëm.

“Ne e dinim se nuk ishin  tonat,” tha ai. 

“Ne nuk i fituam ato, kështu që nuk mund të bënim asgjë.”

Ai tha se ishte i vetëdijshëm që nëse do ta mbante pasurinë, do të konsiderohej vjedhje.

Banka nuk zbuloi kurrë se nga erdhën paratë dhe si përfunduan në llogarinë e Darren./Abcnews.al/