Liz Truss është tashmë kryeministrja e re e Britanisë, duke pasuar në këtë detyrë Boris Johnson.
Mirëpo, teksa shumë liderë botërorë shprehnin urimet në Twitter për kryeministren britanike, një ngatërresë e vogël ka ndodhur.
Disa ngatërruan Truss me një gruatë quajtur Liz Trussell dhe pre e kësaj ngatërrese ra edhe mes tyre kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, e cila uroi për rolin e ri.
Looking forward to a visit soon! Get the Meatballs ready
— Liz Trussell (@Liztruss) September 5, 2022
Trussell u përgjigj shpejt ndaj këtij rasti të pazakontë, duke i kërkuar udhëheqëses suedeze të “përgatiste qoftet” për vizitën e saj të ardhshme.
Në mënyrë të ngjashme, deputetja e Brighton, Caroline Lucas, shkoi në Twitter për të kërkuar falje pasi gabimisht uroi Trussell – jo Truss – si “një ideologe të djathtë” në një postim të mëparshëm.
“Më falni, postimi im i mëparshëm në lidhje me lideren e re konservatore duhet t’i drejtohej Liz Truss dhe jo Liz Trussell, por sinqerisht ajo ndoshta mund të bënte një punë më të mirë me emrin”, shkroi Lucas.
Liz Trussell postoi këtë mëngjes në Twitter se po bëhej gati të shkonte në Balmoral dhe duke pritur me padurim të takonte qenushët Corgis të mbretëreshës.
Just getting ready to head up to Balmoral! Looking forward to meeting the Corgi’s ?❤️
— Liz Trussell (@Liztruss) September 6, 2022
/abcnews.al