Horoskopi/ Cila është shenja më me fat e shtatorit dhe ajo më me probleme

schedule12:00 - 6 Shtator, 2022

schedule 12:00 - 6 Shtator, 2022

Muaji shtator do të jetë më i favorshëm për shenjën e Peshqve, të cilët do të kenë jashtëzakonisht fat, si në anën financiare, ashtu edhe në aspektin e dashurisë.

Ndërsa shenja, që do të ketë më pak fat do të jetë Peshorja. Kjo e fundit do të përballet me keqkuptime në çift, të cilat do të jenë të papritura.

LEXO EDHE:  Horoskopi mujor/ Nga dashuria te financat, astrologu zbulon si do të jetë shtatori për 12-ta shenjat e Horoskopit

Peshqit

Ka qenë viti i Peshqve, le ta mohojnë sa të duan. Kanë vendosur pikat mbi i për shumë gjëra. Kanë ndarë më shumë prioritete, kanë gjetur punë shumë të mira. Është momenti që të gjejnë edhe një partner, që me shumë gjasa mund të jetë në shtator. Kalojnë pak pengesa me kthimin e eks-ave, do kalojnë disa sqarime që nuk do jenë shumë të nevojshme. Këshilla ime është që të mos kthehen se Peshqit e kanë natyrë që të mos kthehen, ama për atë që do njohin do jetë person shumë familjarë për ta. Do i shoqërojë për të arritur një stabilitet shumë stabilitet.

Peshorja

Dy gjëra kanë pasur në këtë periudhë vere, ose kalimi në fejesë dhe martesë, ose ndarje. Pra, kanë qenë vendime drastike. Kështu që në shtator, do t’i rikthehen planeve të tyre, punës. Stili i jetesës do të jetë i mirë. Ana shëndetësore do të jetë e lartë në performancë. Ana e dashurisë do të jetë akoma pezull. Për ata që do të kenë arritur në stad fejese apo martese do të përballen me keqkuptime. Çfarë do të thotë kjo jetesë në çift për ta. Kjo lloj gjëje do të jetë e papritur në jetën e Peshoreve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!