Reanto Arapi u largua nga drejtimi i Teutës për rezultate të dobëta në këtë fillim sezoni në “Abissnet Superiore”.
Durrsakët akoma nuk kanë gjetur një zëvendësues, teksa skuadrën në stërvitje ditën e sotme e kanë drejtuar Bledar Hodo dhe Vangjel Mile.
Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi durrsak ka bërë të ditur se dyshja do të jenë në krye të skuadrës deri në gjetjen e një emri të ri për pakninën e djemve të detit.
“Skuadra e Teutës ka filluar ditën e sotme stërvitjen dhe klubi ka vendosur që deri në ardhjen e tranjerit të ri ekipin të drejtohet provizorisht nga Bledar Hodo dhe Vangjel Mile. Sot dyshja e shtëpisë Hodo-Mile drejtuan seancën e parë të skuadrës në Durres, për ndeshjen e javës së 4-të ndaj Kukesit. Ekipi është stërvitur normalisht dhe grupi është në gjendje optimale”, shkruan klubi. /f.a/abcnews.al