Paul Pogba është dëmtuar që në fillim me skuadrën e Juventusit duke mos e nisur siç duhet aventurën e dytë te “Zonja e Vjetër”.
Kur dukej se rikuperimi i francezit po ecte mirë, gjithçka ka marrë një kthesë të papritur. Pogba nuk i shmanget dot operimit, pasi nga testet e bëra ditën e sotme është zbuluar se asgjë nuk ka shkuar siç duhet dhe se lojtari do ti nënshtrohet operacionit.
Sipas “Sky Sport” tashmë mesfushori do të mungojë për rreth dy muaj duke qenë një mungesë e madhe për Missimiliano Allegrin. /f.a/abcnews.al