Alibeaj e nis me kritika: Punë të mbarë dhe jetë të shkurtër këtij Parlamenti – Abc News

Alibeaj e nis me kritika: Punë të mbarë dhe jetë të shkurtër këtij Parlamenti

schedule18:43 - 5 Shtator, 2022

schedule 18:43 - 5 Shtator, 2022

Me nota ironie, Enkelejd Alibeaj i ka uruar jetë të shkurtër Parlamentit në ditën e nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Parlamentit nuk mund t’i urohet punë e mbarë pasi është produkt i zgjedhjeve të vjedhura.

Alibeaj: E udhës është të thuhet gjithmonë punë e mbarë. Çfarë pune të mbarë mund t’i urosh këtij parlamenti? Punë e mbarë për ligjet e bëra me porosi? Punë e mbarë për fjalën e penguar të opozitës? Jo punë të mbarë për këto çështje nuk mund të ketë. Unë nuk shpresoj se edhe në këtë sesion do ketë punë të mbarë të këtij Parlamenti sepse është produkt i zgjedhjeve të vjedhura. Po t’i pyesësh sot shqiptarët askush nuk e sheh këtë parlament si vendin ku flitet për hallet e tyre. Një gjë do ta them. Punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij Parlamenti.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!