Luciano Spalletti është bërë me “dhimbje koke” pas dëmtimit të sulmuesit kryesorë të skuadrës. Victor Osimhen ka pësuar një dëmtim në ndeshjen që Napoli zhvilloi me Lazion javën e kaluar, teksa ky dëmtim mund ta mbajë sulmuesin për pak kohë larg fushës së blertë.
Lajmin e dëmtimit të lojtarit e ka konfirmuar vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku thuhej se tashmë nigeriani po punon i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Kjo mban në ankth drejtuesit, pasi nuk dihet nëse sulmuesi do të jetë gati për sfidën ndaj Liverpool në Champions League.
? Report allenamento https://t.co/7wfwCn49lb
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) September 5, 2022
/f.a/abcnews.al