Artisti i njohur latim, J Balvin është takuar me kreun e Kishës Katolike, Papa Françeskun. Ai nuk ka nguruar të ndajë një foto në rrjetet sociale, ku të dy shfaqen duke qeshur.
Papa ishte i veshur me rrobat e tij tradicionale të bardha, ndërsa 37-vjeçari mbante një kostum klastik të zi me këmishë të bardhë.
Gjatë takimit të tij me dhjetëra artistë të pranishëm, Papa u tha atyre: “Ju jeni predikuesit e bukurisë. Bukuria është e mirë për ne, bukuria shëron, bukuria na ndihmon të ecim përpara në udhëtimin tonë”./abcnews.al