Ditën e djeshme u luajt një super ndeshje mes Manchester United dhe Arsenal, ku “Djajtë e Kuq” fituan me rezultatin 3-1.
Antony zhbllokoi rezultatin duke shënuar në debutimin e tij me fanellën e Manchesterit.
Ky gol erdhi nga një aksion shumë i bukur dhe gjithashtu nga një finalizimi professional, por festa e Antony për këtë gol ishte e jashtëzakonshme. Braziliani shkoi drejt tifozëve të tij duke brohoritur si i çmendur dhe duke puthur stemën e Manchester United në fanellë.
Kamerat në atë moment u drejtuan edhe nga pankina e “Djajve”, ku dukej qartë Cristiano Ronaldo i cili ishte ngritur në këmbë dhe duartrokiste duke buzëqeshur.
Debutim ëndrrash për “magjistarin” brazilian Antony, i cili shënoi dhe dha një performancë të jashtëzakonshme ndaj një ekipi në formë si Arsenal./ h.ll/albcnews.al
Nice to finally meet you, Old Trafford!! @ManUtd ????????⚽️
? @ESPNBrasil pic.twitter.com/0xaFFCNktv
— Antony Santos (@antony00) September 4, 2022