Koreja e Jugut ka mbyllur shkollat dhe ka anuluar fluturimet, dhe disa biznese kanë pezulluar operacionet ndërsa po afrohet tajfuni Hinnamnor, sipas mediave të huaja.
Stuhia pritet të jetë një nga më të fortat dhe parashikohet të godasë bregdetin rreth Busanit juglindor, qyteti i dytë më i madh i Koresë së Jugut, të martën në mëngjes, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap duke cituar Administratën Meteorologjike Koreane. KMA.
Shirat e dendur dhe erërat e forta goditën tashmë bregun jugor të hënën, me tajfunin me një shpejtësi prej 24 km/h (15 mph). Sipas parashikimit të KMA-së, Hinnamnor do të lëvizë drejt ishullit verior japonez Sapporo.
Presidenti Yoon Suk-yeol tha se do të ishte në gatishmëri emergjente, një ditë pasi urdhëroi autoritetet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të minimizuar dëmet nga tajfuni, i cili është klasifikuar si “shumë i fortë”, niveli i dytë më i lartë për Korenë e Jugut.
Koreja e Jugut i klasifikon tajfunet në katër kategori – normal, të fortë, shumë të fortë, super të fortë dhe Hinnamnor pritet të jetë “shumë i fortë”, sipas AKPM-së. Deri më tani nuk është raportuar për viktima, megjithëse më shumë se 100 persona janë evakuuar dhe të paktën 11 objekte janë dëmtuar nga përmbytjet/
Hinnamnor është tajfuni i 11-të që ka goditur Korenë e Jugut këtë vit. Të paktën nëntë njerëz humbën jetën dhe mijëra shtëpi u dëmtuan pas përmbytjeve rekord muajin e kaluar.
/abcnews.al