U akuzua nga vëllai se Paul Pogba ka kontaktuar një magjistar ndaj Mbappe, mesfushori pranon gjithçka

schedule08:14 - 5 Shtator, 2022

schedule 08:14 - 5 Shtator, 2022

Paul Pogba është futur në një valle ku nuk i dihet se si do të dalë.

Disa ditë më parë, vëllai i tij Mathias, akuzoi kampionin e botës me Francën se kishte punësuar një magjistar në dëm të Mbappe, pra për ta lënduar sulmuesin e PSG-së me anë të magjisë.

Radioja publike e njohur franceze, “France.info”, ka zbuluar detajet e dëshmisë së lojtarit të Juventusit para gjykatës, ku ka thënë versionin e tij të ngjarjeve më të përfolura kohët e fundit dhe tentativën e shtantazhit nga vëllai i tij, Mathias.

Paul Pogba ka deklaruar përpara gjykatës se ai kishte kontaktuar me të vërtetë një magjistar afrikan, por jo për të mallkuar apo për t’i bërë keq Mbappe. Pogba kishte bërë të ditur se kishte kontaktuar me magjistarin për ta përdorur si ndërmjetës për të bërë bamirësi në një organizatë humanitare.

Edhe pse Pogba i ka mohuar akuzat se ka përdorur magjistar mbi Mbappe, çështja vazhdon të jetë nën hetim nga policia franceze pasi mendohet se Mathias, vëllai i Paul Pogba, ka kontaktuar persona të krimit për të organizuar shantazhe mbi mesfushorin e Juventus./ h.ll/abcnews.al