Edon Zhegrova ka shqetësuar ambientin e Lille, por jo vetëm, pasi dhe te përfaqësuesja e Kosovës ndihen na ankth nga dëmtimi i tij.
Lojtari nisi sfidën si titullarë me Lillën ndaj Montpellier në Ligue 1, ndërsa u detyrua të linte fushën e lojës për shkak të dëmtimit që morinë minutën e 36-të.
Nuk dihet ende se sa i rëndë është ky dëmtim, teksa duhen pritur vizitat mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit, ndërsa nuk dihet nëse do ia dalë mbanë të rikuperohet për ndeshjet e Nations League me Kosovën, sfida që do të luhen në fund të muajit shtator. /f.a/abcnews.al