Milan ka arritur të fitojë derbin e Milanos me përmbysje.
Të parët që shënuan ishin zikaltërit në minutën e 21-të me anë të Brozovic pas një asistimi të Correa.
Festa e zikaltërve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 28-të ishte Rafa Leao i cili shënoi golin e barazimit pas një gabimi nga Inter.
Pjesa e dytë nisi totalisht për Milanin, pasi në minutën e 54-të ishte Giroud që kalon në avantazh Milanin.
Goli i tretë vjen nga Leao në minutën e 60-të, pasi dhuroi një spektakël brenda zonës së Interit. Shpresat u ngjallën për zikaltërit në minutën e 67-të, ku Darmian jep një top brenda zonës dhe Dzeko shënon.
Inter tentoi disa herë të barazonte por nuka ia arriti qëllimit me Calhanoglu dhe Martinez, pasi Maignan ishte në super formë ditën e sotme./ h.ll/abcnews.al
3-2
60′ 3 – 1 Rafael Leão Assist: O. Giroud
54′ 2 – 1 Olivier Giroud Assist: R. Leão
28′ 1 – 1 Rafael Leão Assist: S. Tonali
21′ 0 – 1 Marcelo Brozović Assist: J. Correa