Covid-19: Asnjë humbje jete dhe 200 qytetarë të infektuar gjatë 24 orëve

schedule18:01 - 3 Shtator, 2022

schedule 18:01 - 3 Shtator, 2022

Asnjë humbje jete dhe 200 qytetarë të infektuar me Covid-19 janë regjisrtuar në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve janë kryer 917 testime.

Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 64 në Tiranë, nga 11 qytetarë në Fier, Vlorë, 10 në Durrës, 8 në Devoll, nga 6 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Këlcyrë, Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Kavajë, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Gjirokastër, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Roskovec, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Korçë, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Delvinë, Tepelenë, Kuçovë.

Janë 2,468 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Janë shëruar 444 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,865 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 200
Të shëruar në 24 orë 444
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 917

Testime totale 1,965,239
Raste pozitive 328,916
Raste të shëruara 322,865
Raste Aktive 2,468
Humbje jete 3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,055
Fier 261
Shkodër 202
Durrës 188
Elbasan 184
Korçë 167
Vlorë 132
Gjirokastër 102
Berat 73
Dibër 52
Lezhë 43
Kukës 9

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!