Një fëmijë tetë vjeç ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, sipas kryetares së këshillit rajonal, Hanna Zamazeyeva, shkruan The Guardian.
Gjithashtu dy fëmijë të tjerë ishin mes të plagosurve nga bombardimet ruse në qytetin Mykolaiv dhe Bereznehuvate.
⚡️ 2 children injured in explosion at ammunition show in Chernihiv.
According to Suspilne, a rocket-propelled grenade launcher (RPG) accidentally went off during the exibition at a local museum in the northern Ukrainian city. It is not reported why the RPG was loaded.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) September 3, 2022
“Mëngjesi i sotëm ishte i vështirë. Bombardimet vazhdojnë. Fatkeqësisht, ka viktima. Ka dy të plagosur në qytetin e Mykolaiv, katër në Bereznehuvate. Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë. Fatkeqësisht, ka edhe të vrarë – një fëmijë 8-vjeç.
“Përveç bombardimeve, janë regjistruar sulme ajrore në zonat e populluara në komunitetet Pervomaiske, Shyroke dhe Bereznehuvate. Ndërtesat e banimit janë dëmtuar, gjithashtu kanë shpërthyer zjarret si pasojë e bombardimeve,” shtoi ajo.
/abcnews.al

