Ka shumë mënyra për t’i thënë dikujt se e duam. Ka njerëz që e thonë pa pushim fjalën “të dua”, edhe pse veprimet e tyre tregojnë të kundërtën. Megjithatë, ka nga ata njerëz që nuk i thonë shpesh këto fjalë por me veprimet e tyre tregojnë se sa shumë kujdesen për personin që kanë në krahë.
Mund të jetë një gjë e vogël e përditshme, por përsëri një gjë e madhe që tregon se sa shumë kujdesemi për dikë dhe sa i rëndësishëm është në jetën tonë. Një fjali e tillë ka një fuqi të veçantë dhe mund të zëvendësojë lehtësisht fjalën”të dua” dhe madje të mbizotërojë mbi këtë.
Në një sondazh që u krye midis grave, mbi 500 prej tyre deklaruan se “Më telefononi kur të mbërrini” do të thoshte më shumë për to sesa nëse personi u thoshte se i donte. Dhe vërtet në këto fjalë fshihet një dashuri e madhe pasi tregojnë se sa e rëndësishme është për ne që një i dashur të arrijë i sigurt në vend.
Ne gjithmonë presim me padurim që personi i zemrës të na kontaktojë. Kujdesi është një tregues i madh i dashurisë dhe për këtë arsye duhet vlerësuar dhe ushqyer gjithmonë. /abcnews.al