Në ditën e derbit mes Milanit dhe Interit, ish-portieri Dida foli për “La Gazzetta dello Sport”.
“A do të jetë derbi tashmë vendimtar në drejtimin e sezonit? Po, sepse është shumë i rëndësishëm, ai përfshin jo vetëm të gjithë qytetin. Thuhet shpesh se të gjitha ndeshjet janë njësoj, por nuk është kështu.
Derbi është ndryshe, është për atmosferën në qytet, në dhomat e zhveshjes, për atë që përfaqësojnë të dyja ekipet.
Nuk po flas për tension apo ankth, por për adrenalinën, energjinë pozitive dhe dëshirën për të mbizotëruar”, është shprehur ish-portieri brazilian./ h.ll/abcnews.al