Çmimet e karburantit “kacafiu”, gjermania merr makinën lodër të djalit: Të paktën deri në oborr

schedule22:16 - 2 Shtator, 2022

schedule 22:16 - 2 Shtator, 2022

Çmimet e karburantit kanë pësuar rritje në vendet e Evropës, për shkak të krizës si pasojë e luftës në Ukrainë. Në këto kushte, shoferët gjermanë janë duke e blerë naftën më shtrenjtë.

Mirëpo, në mes të gjithë kësaj, një mënyrë alternative transporti po shkakton të qeshura në internet dhe është bërë virale.

Nëna e dy fëmijëve, Nathalie Hirneise, 34 vjeçe, la makinën e saj dhe doli nga garazhi me makinën lodër të djalit, Mika, 5 vjeç.

“Ideja për videon më lindi teksa po mbushja makinën. Po ngacmon nervin e njerëzve”, thotë ajo.

“Që tani e tutje do të marr Bobbycar & Co për të ecur përpara… pyetja e vetme është nëse do të arrij ndonjëherë në destinacionin tim dhe gëzimi zgjat vetëm deri në faturën tjetër”, ka shkruar ajo. /abcnews.al