Kanë dalë pamjet be mjetit ndaj të cilët u qëllua mbrëmjen e sotme në Vlorë, me të cilin udhëtonin dy oficerët epolicisë, Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj, njëri i Komisariatit të Vlorës dhe tjetri i Sarandës.
Sipas policisë një person ende i paidentifikuar i cili lëvizte me një mjet tip “Volkswagen’ ka qëlluar me armë ndaj makinës “Audi” me të cilën udhëtonin dy oficerët A.B dhe N.M.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.