Dy inspektorë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të qëndrojnë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në baza të përhershme, për të monitoruar situatën, sipas BBC.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori rus Mikhail Ulyanov në institucionet ndërkombëtare në Vjenë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mirëpritur Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Mariano Grossi gjatë një takimi në Kiev, duke i bërë gjithashtu thirrje për veprim të menjehershëm.
Zelensky e cilësoi diçka pozitive vizitën e ekspertëve të OKB-së në centralin bërthamor por tha se nuk kemi dëgjuar ende thirrjet e duhura nga IAEA. Duke iu referuar një takimi që kishte pasur më parë me shefin e agjencisë Rafael Grossi në Kiev, udhëheqësi ukrainas tha se dyshja ranë dakord për nevojën e “çmilitarizimit dhe kontrollit e plotë nga specialistët bërthamorë ukrainas” të Zaporizhzhia.
/abcnews.al