Chelsea shkatërron rivalët e përbetuar të Arsenal dhe fiton trofeun prestigjioz të Europa League. Blutë e Londrës mundën “Topçinjtë” me rezultatin e thellë 4-1 në finalen e madhe që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit.
Një disfatë tepër e rëndë për të besuarit e trajnerit Unai Emery pasi do të luajnë sërish në Europa League edicionin e ardhshëm. Pjesa e parë u zhvillua me ritme të ngadalta ndërkohë që në fraksionin e dytë u shënuan plot 5 gola.
Chelsea ishte dominues dhe shënoi plot tre herë në harkun kohor të 16 minutave. Giroud hapi serinë e golave ndërkohë që Pedro dhe Hazard e dërguan sfidën ne 3-0 përpara se Iwobi të shënonte golin e nderit për Arsenal.
Për të vulosur fatet e kësaj finaleje mendon belgu Hazard, i cili realizoi golin e qetësisë për blutë e Londrës. Chelsea e mbylli në mënyrën më të mirë sezonin që ka patur jo pak ulje ngritje ndërkohë që Arsenal është në një krizë totale./abcnews.al