Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp është kundër mbingarkesës në futboll. Në një intervistë për “The Independent”, trajneri gjerman tha se futbolli është në rrezik sepse po krijohen kompeticione të reja.
Jurgen Klopp është 51 vjeç, pak ditë larg finales së Champions League në Madrid gjen kohë edhe për akuza, në drejtim të mbingarkesës në futboll. Në një intervistë mjaft interesante për “The Independent”, Klopp ka shfaqur pikëpamjet e tij për futbollin, pa u marrë shumë me ndeshjen e radhës dhe skuadrën e tij, dhe mesazhet i ka çuar për krerët më të lartë të UEFA-s e FIFA-s, në lidhje me rëndimin karshi skuadrave.
“Futbolli është në rrezik, sepse po zhvillohen dhe krijohen në mënyrë konstante kompeticione, ndeshje. Lojtarët kanë nevojë për stërvitje dhe ndeshje, por kanë nevojë edhe për pushim. Ne e luajmë ndeshjen e fundit të sezonit në 1 Qershor, pastaj janë ndeshjet e Nations League, Kupës së Afrikës. Vjet e nisëm sezonin në 2 Korrik. 12 muaj futboll, pa u ndalur”, thekson strategu i Liverpool-it që kërkon më shumë frymëmarrje për klubet sepse në këtë mënyrë regresi nuk do të vonojë.
Sipas tij “Pse duhet që UEFA e FIFA të kenë më shumë para sesa shpenzojnë? Pse duhet rritur numri i ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës? Pse duhen fitime gjithnjë e më të mëdha, për të ndërtuar çfarë”?
“Tani dëgjoj që Botërori i ardhshëm nuk do jetë me 420 ekipe, por vetëm 32. Shumë mirë, kujt i duhen më shumë ndeshje? Nuk e di sa investon nga xhepi i vet familja Agnelli, por duhet kujdes. Ndaj ekziston Fair Play Financiar. Duhet të kemi të gjithë shanse të barabarta. Në Formula 1, Mercedes apo Ferrari mund të ndërtojnë një makinë shumë të shpejtë, por nuk ka makinë që vërtitet pa u furnizuar kurrë me karburant. Duhet gjithnjë një ndalesë për furnizim, kjo është garë e barabartë”, thekson trajneri që insiston në rregullat e lojës për një garë të barabartë për të gjithë./ABC News Albania 24/7