Frikë për termocentralin bërthamor në Ukrainë, eksperti perëndimor: Është shkelur integriteti

schedule08:43 - 2 Shtator, 2022

schedule 08:43 - 2 Shtator, 2022

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), është shprehur i shqetësuar për situatën në termocentralin bërthamor në Zarpozhzhia, Ukrainë.

Ai ka thënë për mediet se “integriteti fizik” i termocentralit është shkelur.

Rafael Grossi udhëhoqi një ekip inspektorësh në uzinën e kontrolluar nga Rusia që është bombarduar shpesh javët e fundit, duke rritur frikën për një incident bërthamor, shkruan The Guardian.

“Është e qartë se impianti dhe integriteti fizik i uzinës është shkelur disa herë,” u tha Grossi gazetarëve pasi u kthye me një pjesë të ekipit të tij në zonën e kontrolluar nga ukrainas të enjten.

“Kam qenë i shqetësuar, shqetësohem dhe do të vazhdoj të jem i shqetësuar për fabrikën”, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!