Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau ish-vjehrrin dhe kunatin në Lezhë, autori ende në arrati, pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar

schedule11:09 - 1 Shtator, 2022

schedule 11:09 - 1 Shtator, 2022

Besnik Pjetri, i cili vrau ish-vjehrrin dhe kunatin në Lezhë, pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar, pasi policia prej disa ditësh nuk po arrin të lokalizojë vendndodhjen e tij.

Besnik Pjetri është ende në arrati, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij

Pjetër Perajku dhe Gentian Perjaku, babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri, i cili shkoi mbrëmjen e 29 gushtit në banesën e viktimave dhe i qëlloi me armë zjarri, duke i lënë të vdekur.



Lexo edhe: Krimi i rëndë në Lezhë, ish-dhëndri vrau babë e bir te dera e shtëpisë, ende nuk është kapur nga policia

Krimi i rëndë ka ndodhur në Grykë Zezë të Lezhës, ndërsa motivet e vrasjes duket se kanë qenë konfliktet që autori ka pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.

Ai nuk ka qenë dakord për këtë ndarje dhe vazhdimisht ka debatuar me ish-vjehrrin për këtë çështje.

Autori dhe ish bashkëshortja kanë jetuar ne Itali, pas divorcit kanë qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohesh ishte kthyer ne Shqipëri.

Sakaq bëhet me dije se ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!