Suedia i ka dorëzuar Ukrainës një paketë të re ndihme mbrojtëse, duke përfshirë predha artilerie, tha sot ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov.
“Lajm i mrekullueshëm nga Suedia: paketa e 7-të e ndihmës ushtarake, me municion artilerie, do të forcojë ushtrinë ukrainase”, shkroi ministri në Tëitter, duke falënderuar ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes suedeze. “Së bashku do të rivendosim paqen dhe sigurinë në Evropë”, shtoi ai.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi sot se “brenda ditëve të ardhshme” SHBA do të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake për Kievin. /abcnews.al