Këtë vjeshtë duket se do të mbizotërojë një trend i madh në çanta. Javët e modës tashmë kanë nisur, me atë të Kopenhagës. Tendencat e vjeshtës janë këtu dhe shumë prej tyre tashmë kanë filluar t’i veshin ato. Stili i rrugës, ashtu si shtëpitë e modës, na tregoi se çfarë do të veshim në sezonin e ri.
Trendi dominues që do të shihni kudo këtë vjeshtë në çanta është ngjyra. Sa më intensive, aq më mirë. Të gjitha kompanitë kanë lançuar çanta neoni, shumëngjyrëshe dhe të guximshme. Shtëpitë ribotojnë modelet klasike të përjetshme në nuanca të theksuara.
Në fakt ato kombinohen edhe me veshje në ngjyra me kontrast të fortë. Çantat që do të gjeni patjetër këtë vit me të gjitha çmimet për të blerë atë që dëshironi.
SHIKONI LLOJET E ÇANTAVE TË VJESHTËS:
/abcnews.al