Një suvenir i shitur, gjatë seminareve verore të Partisë Socialiste Franceze, që u zhvilluan në fund të gushtit në Blois, shkaktoi reagime mes politikanëve dhe votuesve.
Partia Socialiste, e cila po punon me partinë e ekstremit të majtë të Jean-Luc Melenchon në koalicionin Nupes, zbuloi një sërë artikujsh për shitje me rastin e seminareve verore të partisë: një çantë shpine me sloganin ” La vie en rose’, lapsa, por mbi të gjitha një kapelë e kuqe me sloganin ‘Make la gauche great again’, i frymëzuar nga slogani i ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Kapelja në fjalë shkaktoi reagime të forta, por edhe u bë shkak i komenteve negative në rrjetet sociale. Më tronditëse për botën e së majtës ishte se kapela në fjalë e frymëzuar nga Trump ishte prodhuar në Kinë.
? Le #CamPuS22, c’est aussi de beaux goodies qui seront en vente pendant tout le week-end.
On vous laisse nous dire lequel est votre préféré ? pic.twitter.com/H0U9UZQsT4
— Parti socialiste (@partisocialiste) August 25, 2022
Në fakt, kapelja ka një etiketë Made in China nga brenda dhe shitej për 10 euro secila. Parulla si dhe origjina e saj kineze u bënë objekt reagimesh të forta.
“Ja ku jemi, Partia Socialiste po propozon një kapele me sloganin e Trump mbi të…Sa turp! “Slogani është vjedhur nga Trump”
“Me një kapele të kuqe nga Kina,” ishin disa nga komentet.
Voilà où en est arrivé le PS… proposer une casquette reprenant les codes de Trump pour son campus d’été… Quelle honte ! pic.twitter.com/IkFpjX8mOL
— khristy (@kerozen10) August 25, 2022
Siç shkruan Times, dihet se Partia Socialiste e Francës dikur e fuqishme po kërkon mënyra për të ulur borxhin prej 18 milionë eurosh, por të “frymëzimi” nga Trump nuk është gjëja më e mirë për reputacionin e saj.
Ignace – “Make la gauche great again”https://t.co/ssetjo5GJy#ps #Trump pic.twitter.com/LCmoUW77xr
— Ignace (@dessignace_) August 28, 2022
Një votues i socialistëve, në fakt, pyeti veten nëse me lëvizje të tilla partia synon një përqindje negative në zgjedhjet e ardhshme, pasi në maj kandidatja e saj për president, Ann Hidalgo, mori vetëm 1.7% të votave.
/abcnews.al