Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është shkarkuar sot nga detyra e tij. Mësohet se posti i Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, përflitet të merret nga Muhamet Rrumbullakut.
Emri i Rrumbullakut është hedhur në tavolinë, por deri me tani nuk ka ende një konfirmim zyrtarë që ai të marrë kryesinë e policisë së Shtetit. Aktualisht Muhamet Rrumbullaku, mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja.
Kujtojmë se në një komunikim me gazetarët, ministri Çuçi tha se Gledis Nano nuk ka përmbushur objektivat. Gledis Nano u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më Tetor 2021 duke pasuar Ardi Veliun në këtë detyrë.
Sot pas shkarkimit të tij, vendin e tij do ta mbajë përkohësisht nëndrejtori i përgjithshëm Tonin Vocaj deri në emërimin e drejtorit të ri. /abcnews.al/