Pak ditë më parë Mario Balotteli u përfshi në një sherr me trajnerin e tij, Vincenzo Montella. Pas humbjes që skuadra e Adama pësoi, dyshja nuk mbajtën dot veten teksa përplasën mes tyre ndërsa është dashur ndërhyrja e stafit për të qetësuar protagonistët.
Në këtë mënyrë pas këtij sherri, nuk ka vend më për sulmuesin italian te skuadra Turke, i cili ka vendosur të largohet ndërsa në orët e fundit është raportuar se ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Sion në kampionatin zvicerian.
Pritet që në vijim, Balotelli t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe sapo të marrë miratimin nga ana e stafit mjekësor, do të hedhë firmën në kontratë e cila do e lidhë 32-vjeçarin me zvicerianët deri në vitin 2025. Ndërkaq, dy milionë euro janë rezervuar për t’u depozituar në arkat e klubit të Adana Demirspor. Vlen të theksohet se kampionati zvicerian ka zhvilluar gjashtë javët e para dhe skuadra e re e Balotellit renditet në vendin e gjashtë me tetë pikë.
Megjithatë, me mbërritjen e italianit shpresohet që skuadra të ngjitet shpejt në klasifikim dhe të shndërrohet në favorite për vendet e para të klasifikimit. Sulmuesi ishte pjesë e Adana Demirspor prej vitit 2021 teksa në 31 ndeshje, shënoi plot 18 gola duke u shndërruar në liderin e skuadrës. /f.a/abcnews.al